Mesa duket Rihanna nuk është e lumtur që Beyonce është nominuar për “Kënga e vitit” dhe “Artistja e vitit” në Çmimet Grammy dhe vetë ajo nuk është e nominuar. Këngëtarja ka gjetur një mënyrë për ta shfaqur mërzitjen e saj duke pëlqyer një postim të një fansi ku shkruante një mesazh shokues se Grammy mbështeste Beyonce-n dhe nuk i kanë dhënë asnjë vlerë albumit të Rihanna-s “Anti”. Madje në postim fansi kishte vendosur edhe një ikonë limoni e cila ka lidhje me albumin e Beyonce “Lemonade”. Rihanna e ka pëlqyer postimin e fansit duke treguar se është dakort.