Eventi i ndarjes së çmimeve “Oscar” në edicionin e tij të 90-të vlerësoi edhe njëherë aktorët dhe filmat më të mirë të kinematografisë botërore. Për të disatin vit radhazi, ky event u transmetua nga “Top Channel”. Moderimit të Ledion Liços ju bashkuan midis të tjerëve edhe komentet e trashëgimtares së “TopMedias”, Lori Hoxha.
Ajo çka tërheq vëmendjen nga një event i tillë përveç ndarjes së çmimeve janë edhe veshjet në tapetin e kuq të personazheve.
Por ajo që ne na ra në sy ishte veshja e Lorit e cila si gjithmonë nuk zhgënjen me zgjedhjet e saj.
Një fund i bardhë me pupla, i kombinuar me një bluzë të qendisur me fije ari dhe një pal taka gjithashtu të bardha.
Lori ishte e denjë për të parakaluar në tapetin e kuq të “Oscar” përkrah yjeve botërorë./revistawho.com