Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

CNN: ISIS kishte një plan më ambicioz, në shënjestër disa vende

06/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
CNN: ISIS kishte një plan më ambicioz, në shënjestër disa vende

Shteti Islamik kishte planifikuar që të shkaktonte një kasaphanë të vërtetë gjatë sulmeve në Paris në nëntor 2015. Sipas CNN, sulmet në Paris ishin parashikuar të ishin më të rënda dhe të ndiqeshin nga të tjera sulme në vende të tjera të Europës.





CNN ka mundur të sigurojë mijëra faqe dokumentesh dhe fotografi të përdorura gjatë hetimeve të kryera në Europë dhe konkretisht informacione të mbledhura nga burime të afërta të hetuesve në Paris, të cilët kanë ofruar detaje rreth sulmeve terroriste.

Dokumentet zbulojnë informacione të reja rreth sulmeve në Francë dhe për një terrorist të dyshuar, i papërfolur më parë nëpër media, për të cilin autoritetet pretendonin se ishte pjesë e një qelize terroriste në Paris dhe që qarkulloi lirshëm për muaj me radhë pas sulmeve të nëntorit 2015. Bëhet fjalë për Abid Tabaouni, i arrestuar në muajin korrik.


“Është gjithnjë e më e sofistikuar metoda që ISIS përdor për kryerjen e sulmeve. Është ngritur një sistem i ndërlikuar dhe është siguruar edhe mbështetje logjistike”, – është shprehur ndër të tjera një analist. Një zyrtar i lartë europian bëri me dije se pas hetimeve të kryera lidhur me sulmet në Paris, është zbuluar një plan më ambicioz për të goditur Europën.

”ISIS kishte planifikuar të sulmonte Holandën dhe të kryente sulme të tjera në qytete të Francës, përfshirë qendrat tregtare dhe supermarketet në Paris”,- është shprehur ai.

Dokumentet e siguruara flasin edhe për një përdorim të gjerë të platformave të ndryshme të rrjeteve sociale që terroristët përdorin, përfshirë këtu: Viber, Telegram dhe WhatsApp. /Blitz.al/

Tags: Isissulm
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
Next Post
Kendall Jenner rikthehet tek ish i dashuri…

Kendall Jenner rikthehet tek ish i dashuri...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera