Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj kanë një surprizë. Dyshja do të sjellin së bashku një këngë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina, e cila ka postuar në “Instagram” një foto, ku shfaqet me Albanin dhe ka zbuluar se kënga titullohet “Copa- copa”.
“Qe sa vite që flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm!
A jeni gati???”, ka shkruar ajo krahas fotos. Fansat janë shprehur shumë entuziastë në komente dhe duket se kënga e vulën e superhitit.








