Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Covid-19: 153 të infektuar, 130 qytetarë fitojnë betejën me virusin në 24 orët e fundit

06/09/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Covid-19: 153 të infektuar, 130 qytetarë fitojnë betejën me virusin në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, ndërsa 153 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Ndërsa 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6106 që nga fillimi i epidemisë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar. I shprehim ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit. Prandaj i drejtohemi qytetarëve dhe bizneseve të kenë më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19. COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020) Testime totale 67904 Raste pozitive 10255 Raste të shëruara 6106 Raste Aktive 3833 Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2045 Durrës 450 Shkodër 302 Lezhë 216 Elbasan 160 Korçë 145 Vlorë 134 Kukës 132 Fier 111 Berat 68 Dibër 35 Gjirokastër 35






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…
Breaking News

“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…

16/01/2026
Next Post
Ky ‘look’ i Irina Shayk tërheq vëmendjen e ndjekësve, ja fustani që nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë vjeshtë

Ky ‘look’ i Irina Shayk tërheq vëmendjen e ndjekësve, ja fustani që nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë vjeshtë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera