• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cozman nuk ndalet, pas largimit nga “Babastars” reperi thumbon sërish

Në fillim të këtij viti reperi i njohur, Cozman deklaroi se nuk ishte më pjesë e labelit “Babastars”. Pas largimit ai nisi të hedhë kunja mbi anëtarët e tjerë të grupit duke ju publikuar atyre edhe shifrat me të cilat paguheshin.

Por jo vetëm kaq, së fundmi reperi ka publikuar një foto në ‘Instagram-in’ e tij, të cilën e shoqëron me disa fjalë thumbuese.

“Kur u bëtë ju të flisni e të shkruani anglisht? Kur ju kam takuar unë në fillim ju nuk dinit as dy fjalë. Palaço, po i harroni gjërat”, shkruan Cozaman.

Pas largimit të Cozman, menaxheri i “Babastars” njoftoi se grupi do të riformohet dhe premtoi se shumë shpejt do të sjellë projekte të reja./revistawho.com