“Çfarë të kam bërë”, titullohet videoklipi më i ri që krijuesi njohur i hit-eve, Stine ka njoftuar se do të publikojë së shpejti. Tashmë Ernest Duka (Stine) ka publikuar trailer-in e këngës, që duket se e ka të garantuar suksesin, pasi është bërë shumë viral në rrjet brenda pak orëve. Kënga e dashurisë, një krijim i i artistit vite më parë, pritet të jetë hit-i i radhës pas “Tingujt e kitarës”, një duet me reperin e famshëm, Noizy. Ndërkohë që pritet publikimi i klipit më të ri “Çfarë të kam bërë”, muzikanti i suksesshëm, Stine është fotografuar në mbrëmje në një bar të Tiranës, në shoqërinë e gazetares së njohur, Klotilda Harka. Pas shumë kohësh i tërhequr nga jeta publike, për t’iu përkushtuar karrierës dhe punës në studio duke krijuar për vete dhe të tjerët, Stine shihet shumë miqësor dhe i afërt me gazetaren. Është ky një takim i zakonshëm me miqsh të hershëm, apo janë takuar ndoshta për ndonjë projekt së bashku?! Nëse Stine do të jetë i ftuar i episodit të radhës së podcastit “Klo’s Friends with Klotilda Harka”, apo bëhet fjalë për ndonjë projekt krejt tjetër, presim ta shohim!