Në një lidhje skype nga kryeqyteti i Hollandës, Rotterdami, Olti Curri ka treguar për emisionin e pasdites në ‘Tv Klan’, me Rudinën të gjitha emocionet e mbrëmjes së djeshme kur u tha emri i Shqipërisë që kualifikohej menjëherë në finale.
Gazetari ka treguar se momenti i gjeti të papërgatitur dhe si një njeri televizioni kishte menduar se Shqipëria do të renditej e teta nga radha për t’i marrë kështu disa emocione më shumë. Në momentin e parë të gjithë ishin shumë të habitur e më pas ia lanë vendin përqafimeve.
Olti ka treguar se çdo anëtar i ‘Eurovision 2021’ dhe që është przent në ambientet ku festivali po zhvillohet kryen tampon çdo ditë. Ai ka shtuar se vetë Anxhela është treguar shumë e kujdesshme gjatë gjithë kohës duke i pyetur të gjithë si ndihen edhe pak para se të dilte në skenë. Curri ka theksuar se është thjeshtësia ajo që e bën Anxhelën kaq madhështore dhe të suksesshme e që fryti i punës i një kohe të gjatë t’i shpërblehet në këtë lloj forme./revistawho.com








