Einxhel dhe Dagz janë një prej çifteve më të dashura të showbiz-it.
Në një intervistë së fundmi, Einxhel ka treguar një ndër sakrificat më të mëdha që Dagz ka bërë kur ajo ishte shtatzënë.
Moderatorja ka treguar se i ka shumë qejf hamburgerat e Kosovës dhe gjatë kohë që ishte në pritje të ëmbël të Trevit, ajo kishte neps për këtë lloj ushqimi dhe si pasojë Dagzit i është dashur të udhëtojë nga Kosova në Tiranë, për t’i sjellë Einxhel ushqimin e saj të preferuar.
“Hamburgerat e Kosovës, i kam shumë qejf, mbaroj. A e di që në shtatzani, Dagzi i shkretë detyrohet që të mi sillte nga Kosova në Shqipëri? Ka ardhur një herë dhe e ka vendosur hamburgerin në sediljen e makinës dhe ka ndezur ngrohësen që të ma sillte hamburgerin e ngrohtë nga Prishtina në Tiranë, se ma kishte dhënë truri për hamburgera”, ka rrëfyer Einxhel. Çunaaa, mbani shënime.








