Jetëshkrimi (CV-ja) është mjeti i parë që kemi për t’u paraqitur për punë në pozicione të ndryshme. Teksa mundohemi të shkruajmë sa më shumë në të që të zgjerohet për mos të mbetur në një faqe, Elon Musk na mëson një gjë tjetër.
Një sipërmarrës i lindur, CEO i Tesla,-s Elon Musk, na ka treguar se një CV-ja e mirë mund të jetë vetëm një faqe e gjatë, pa qenë nevoja të përjashtojmë asgjë.
Aktualisht njeriu më i pasur në botë, Elon Musk na rrëfen se është e rëndësishme që në një jetëshkrim mjafton të përfshihen pikat e forta më kryesore. Ai sigurohet se “asnjëherë nuk i është dashur më shumë se një faqe”.
Siç tregon The Independent, CV-ja juaj ka të bëjë me ofrimin e më shumë informacioneve në një hapësirë më të vogël “duke dhënë dicka të thjeshtë, në vend të një informacioni më të avancuar dhe të ndërlikuar”.