Vetëm Dafina mund të bëjë kështu çudirash. Këngëtarja ndodhet në Amerikë aty ku po ndërton karrierën muzikore në nivel ndërkombëtar. Mbrëmja e djeshme ishte argëtuese për Dafinën pasi ajo së bashku me një mikeshë të saj ja morën valles popullore shqiptare ndërkohë që në sfond dëgjohej një këngë rap. “Unë kërcej valle me gjithçka”, -shkruan këngëtarja. Na vjen mirë që Dafina e përcjell traditën muzikore shqiptare edhe në Amerikë, por miqtë e saj amerikanë që kanë parë videon me siguri nuk kanë kuptuar gjë./revistawho.com