• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Dafina i bën dhuratën e parë Dj Geek, vetëm se ka frikë se mos pendohet

Dafina Zeqiri ka zbuluar dhuratën e parë për partnerin e saj Dj Geek, i cili shumë shpejt feston ditëlindjen. Një scooter elektrik, që kap vlerën rreth 1000 euro, mesa duket paska qenë i shumë pritur nga Dj Geek. Ai publikoi disa video duke hapur kutinë, ndërsa i shprehte dashurinë Dafinës mes emocionesh.

Nga ana tjetër, këngëtarja, e filmon teksa partneri e provon scooter-in dhe shkruan: “Shpresoj të mos pendohem”.

Duke marrë parasysh sa shumë fiksohen njerëzit pas këtyre mjeteve, edhe sa të rrezikshme janë nëse nuk tregohet kujdes, atëherë me siguri e kuptoni Dafinën./revistawho.com