Pas deklaratës së Labit, ku ai foli hapur për krisjen e miqësisë me Dafina Zeqirin dhe mungesën e respektit, këngëtarja ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke dërguar një mesazh të fuqishëm që duket si përgjigje për moderatorin.
Në postimin e saj, Dafina shkruan: “Udhëtimi im deri këtu ka qenë plot dashuri, mësime dhe rritje. Me suksesin vjen edhe zhurma – njerëz që duan të marrin një pjesë të historisë tënde, të rishkruajnë të vërtetën tënde apo të vënë në dyshim zgjedhjet e tua. Por ajo që kam mësuar është kjo: të mbrosh qetësinë tënde do të thotë nganjëherë të sillesh ndryshe, të thuash më pak dhe ta mbash rrethin të ngushtë. Jo të gjithë do ta kuptojnë këtë – dhe kjo është në rregull.
Heshtja ime nuk është dobësi. Është forcë. Kam lënë pas gjithçka që nuk më shërben më, dhe kjo mjafton. Qëndroj e palëkundur në atë që jam, dhe këtë energji dua t’ia përcjell fëmijës tim dhe të gjithëve ju: Jini të mirë, por mos lejoni askënd t’jua zbehë dritën apo t’ju bëjë të ndiheni të vegjël. Do të flasin. Le të flasin. Unë do të vazhdoj të jem vetja – me dashuri, gjithmonë, Dafina.”









