Këngëtarja Dafina Zeqiri është përfolur gjithmonë për jetën e saj sentimentale. Ajo kishte disa kohë e lidhur me Jose, djalin nga Porto Riko. Por sipas burimeve të Bluetooth duket se Dafina i ka dhënë fund marrëdhënies me të. Jose ishte së bashku me Dafinën në çdo koncert që ajo kishte, duke e shoqëruar edhe jashtë shtetit. Por gjërat nuk janë më kështu. Dafina ka disa kohë që shihet e vetme, madje dhe në udhëtimin që bëri në SHBA. Deri më tani këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë të fshehur këtë gjë, ndaj shpresat për një rikthim mes tyre nuk janë shuar ende.