Dafina Zeqiri ka pak ditë që është kthyer nga Amerika dhe me kthimin e saj në Kosovë koncertet ku duhet të marrë pjesë janë rritur. Mirëpo mesa duket këngëtarja nuk e ka përballuar fluksin e tyre duke sjellë edhe lodhjen e pashmangshme, gjë e cila e ka çuar në marrjen e infuzionit pas koncertit në Gjilan, koncert të cilin e përfundoi shumë shpejt. Dafina i kërkoi falje fansave me anë të një postimi në Instagram.