Ndërsa bëri bujë nëpër rrjete sociale me veshjen e saj, Rita Ora është komentuar për veshjen e saj dhe nga prestigjozja britanike DailyMail. Një veshje e quajtur ‘tepër e guximshme’. Një ekspozim ‘më i madh se çdo herë tjetër’ -kështu shkruan Daily Mail. Rita Ora u shfaq me një veshje lëkure për të realizuar xhirimet në Los Angeles, e cila linte të dukeshin të pasmet e saj, nën një fustan të tejdukshëm, i tëri dantellë.