Dakota Johnson and Chris Martin mbrëmjen e kaluar janë fotografuar duke darkuar së bashku, në një club të veçantë në Malibu në të cilin duhet të jesh i antarësuar për të hyrë.
Nga fotot që DailyMail.com zotëron shifet se çifti duket shumë rehat nën shoqërinë e njëri – tjetrit.
Sipas “People” një burim ka thënë se Chris dhe Dakota erdhën së bashku me makinën e Chris. Ata u takuan me miqtë e tyre dhe kaluan një mbrëmje të bukur. Dukeshin shumë të lumtur bashkë. Ata flirtonin dhe u larguan të dy nga restoranti.
Kjo është hera e parë që Johnson dhe Martin janë fotografuar së bashku që nga koha kur romanca e tyre u përfol në tetor të 2017.