Një seri fotografish të reja kanë mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në reagime. Aktorja amerikane Dakota Johnson është zgjedhur si fytyra e re e fushatës pranverë 2026 të markës ikonike Calvin Klein, duke u shfaqur pothuajse pa rroba në një seri imazhesh sensuale dhe minimaliste që rikthejnë estetikën klasike të markës.
Në fotografitë e realizuara nga regjisori dhe fotografi Gordon von Steiner, Johnson shfaqet në një ambient shtëpiak, larg zhurmës së kamerave dhe tapetit të kuq. Ajo modelon disa nga pjesët më ikonike të koleksionit, nga të brendshmet Ultralight dhe Icon Cotton Modal, deri te xhinset Archive High Rise Slim dhe Baggy Jean. Në disa imazhe, aktorja shfaqet mbi një piano me xhinse dhe duke lexuar pa bluzë, ndërsa në të tjera e veshur vetëm me të brendshme pranë një tavoline bilardoje apo pranë pishinës, duke mishëruar filozofinë estetike të markës: “less is more”.
Vetë Johnson e përshkroi fushatën si një reflektim të momentit të saj personal dhe të raportit që ka me trupin e saj. “Calvin Klein jeans dhe underwear kanë një cilësi të përjetshme që e bën gjithçka të ndihet e drejtë në momentin që i vesh. Kur një grua është vetëm në shtëpi duke punuar, lexuar ose duke bërë çfarë të dojë, kjo mund të ndihet çliruese dhe sensuale”, tha ajo.
Aktorja shtoi gjithashtu se në këtë fazë të jetës ndihet më e qetë dhe e balancuar me veten. “Ndihem e qetë dhe e balancuar në fazën aktuale të gruanisë sime, duke shijuar kohën e kaluar në shtëpi,” u shpreh Johnson, duke theksuar se nuk ka pasur kurrë problem me veshje të guximshme nëse ato e bëjnë të ndihet rehat dhe e sigurt. Rezultati? Një fushatë që jo vetëm promovon modën, por ringjall debatin për sensualitetin modern dhe mënyrën se si një grua zgjedh ta shprehë atë.









