Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje… 21/01/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dalin datat dhe çmimet, ja sa do kushtojnë biletat “low cost” nga Tirana

19/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dalin datat dhe çmimet, ja sa do kushtojnë biletat “low cost” nga Tirana

Shqipërisë i janë shtuar dy linja ajrore me kosto të ulëta këtë vit. Në mars filloi fluturimet Wizz Air nga Tirana në Budapest dhe anasjelltas dhe nga 10 maji Transavia ofron udhëtime direkt nga Tirana në Amsterdam dhe anasjelltas.





Por, sa kushtojnë biletat dhe si janë ato krahasuar me vendet e tjera të rajonit për të njëjtat destinacione? “Monitor” ka bërë një kërkim në linjat përkatëse për udhëtimet vajtje-ardhje në muajt e verës, ku rajoni rezulton sërish shumë më i lirë.

Në Budapest


Nga Tirana në Budapest, janë dy data nisjeje dhe kthimi çdo javë, të mërkurën dhe të dielën. Bileta më e lirë vajtje-ardhje është 85 euro dhe këtë mund ta gjeni vetëm për nisje në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit (bileta e vajtjes është vetëm 20 euro, por është kthimi ai që kushton tre herë më shumë). Më pas biletat shtrenjtohen dhe kushtojnë 127 euro, apo edhe 210 euro në fillim të korrikut. Bileta më e lirë që mund të gjesh në korrik është 145 euro (vajtje-ardhje).

Nga Shkupi është shumë më lirë të shkosh në Budapest. Për ikje më 31 maj dhe kthim më 4 qershor, udhëtimi vajtje-ardhje është vetëm 29 euro (1789 dinarë maqedonas). Në qershor, bileta kushton maksimumi 41 euro dhe në korrik 44-48 euro (vajtje-ardhje). Nga Shkupi, përveç Budapestit, Wizz Air ka gati 30 destinacione të tjera.

Edhe nga Prishtina, që ka filluar fluturimet pothuajse njëkohësisht me Tiranën, Budapesti është më i lirë. Një biletë vajtje-ardhje, për nisje më 29 maj dhe kthim më 5 qershor, kushton 40 euro, ndërsa edhe në korrik mund ta gjesh me më pak se 50 euro.

Në Amsterdam

Në Amsterdam, në ditën e parë kur fillojnë fluturimet nga Tirana, më 10 maj dhe kthim më 15 maj, bileta kushton 170 euro.

Fluturimet me linjën Transavia, janë tri herë në javë, të hënën, të mërkurën dhe të premten. Në maj, udhëtimi më i lirë është më 17 maj, nisja nga Tirana dhe kthimi në datën 19 maj, ku bileta vajtje-ardhje kushton 86 euro, ndërsa nëse zgjedh kthimin me datën 22 maj shtrenjtohet në 146 euro.

Në korrik, biletat shtrenjtohen ndjeshëm. P.sh., për vajtje në datën 21 korrik dhe kthim në datën 24 korrik, kushton 247 euro. Edhe në gusht janë po kaq të shtrenjta.

Biletat për në Amsterdam fillojnë e bëhen më të lira vetëm në shtator, ku, nëse prenotoni sot mund të gjeni fluturime që kushtojnë 78 euro (p.sh., për vajtje në 20 shtator dhe kthim në datën 25 shtator). Fluturimet janë të programuara deri në tetor, ku çmimet janë relativisht të njëjta me shtatorin.

Transavia ofron dhe fluturime direkt drejt Parisit (Orly). Në qershor, bileta më e lirë vajtje-ardhje kushton 147 euro. Në korrik, çmimi shtrenjtohet ndjeshëm në 192 euro deri 248 euro.

Në Paris mund të shkohet dhe nga Prishtina me Easyjet. Për nisje më 27 maj dhe kthim më 31 maj, bileta kushton 88 euro. Në korrik bileta shtrenjtohet në 192 euro. Nga shtatori, Parisi është i arritshëm përmes Prishtinës me 71 euro.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
Next Post
Ndahen grupet në “Big Brother”, Damiano me Kein, Ervini me Olsin, Benard dhe Musa ‘out fare’

Ndahen grupet në "Big Brother", Damiano me Kein, Ervini me Olsin, Benard dhe Musa 'out fare'








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera