Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë mbajtur dasmën nr.2. Ata janë martuar në një ceremoni martesore mbresëlënëse në rezidencën e 8.9 milionë dollarëshe të aktorit në Georgia, buzë lumit. Çifti ishte i rrethuar nga familja, miqtë dhe personazhe të njohur. Lopez kishte veshur një fustan të bardhë nga Ralph Lauren, ndërsa Ben një smoking bardh e zi. Çifti u ndoq në altar nga miqtë e ngushtë dhe familjarë, përfshirë fëmijët e tyre nga martesa të ndryshme. Affleck-ut iu bashkuan tre fëmijët e tij nga martesa me Jennifer Garner, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Sam, 11. Dhe pranë JLO ishin binjakët e saj, Emme dhe Max, 14, që ajo ka me Marc Anthony.