Muaj më parë ju kemi njoftuar se këngëtari Shpat Kasapi nisi një lidhje dashurie me një zeshkane seksi. Ajo quhet Qëndresa Vulaj dhe pozat e saj përqafuar me këngëtarin bënë xhiron e internetit. Nuk dihet se për cilat arsye, por më vonë u mor vesh se çifti nuk ishin më bashkë. Duket se Shpati ka tentuar sërish të rikthehet me Qëndresën, por ka marrë një përgjigje shumë të pakëndshme prej saj. “Bota press” ka publikuar bisedën private të ish-çiftit, ku vajza akuzon këngëtarin se është gënjeshtar dhe e quan gay.