Tashmë që janë bërë të gjithë bashkë, loja me shishe në shtëpinë e beqarëve nuk organizohet më djemtë veç e vajzat veç.
Të gjithë ata janë mbledhur në dhomën e vajzave dhe kanë nisur të rrotullojnë shishen e pyetje-përgjigjjeve dhe pyetjet ishin pikante, e po aq edhe përgjigjjet.
Liridoni kërkon të dijë sesa femra ka patur Damiano.
“Mbi 35”, përgjigjet ai.
Musa nga ana tjetër pyet Kleodianën se kur e ka bërë (seks) për herë të fundit.
“Kam tre muaj që s’e kam bërë”, i thotë ajo.
Kur i vjen radha Kleodianës për të pyetur Musain, ajo i thotë se cila prej vajzave i pëlqen më shumë në shtëpi.
“Armela”, i përgjigjet ai.