Një lajm që qarkulloi sot në portale të ndryshme fliste për një njohje apo lidhje të Damianos me banoren e ‘Big Brother’, Ambrën. Dyshja ka miqësi të përbashkët dhe lehtë mund të aludosh se ata të dy njihen. Por lajmet për një lidhje mes tyre, duket se i kanë pëlqyer Damianos, i cili shpreh simpati për Ambrën në atë që shkruan. ‘Më mirë të dali syri se sa nami, po vallahi nami në këtë rast me kënaqësi’-thotë ai. Damiano madje është shprehur me shaka se do dasmën falas nga Ermal Mamaqi, të cilit i kërkon të jetë kumbar. Kujtojmë se pak kohë më parë, Damiano ishte i ftuar në ‘Xing me Ermalin’ dhe duket se dyshja ka ruajtur marrëdhënie miqësore./revistawho.com








