Po nga ‘instagrami’ zyrtar i “Dancing With The Stars Albania” na vjen lajmi se dy të dëmtuarit e parë gjatë provave, janë këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe editori i modës Niko Komani. Dy të rinjtë e talentuar në fushat ku aderojnë, duket se e kanë marrë shumë seriozisht sfidën e re dhe për këtë shkak, po sakrifikojnë gjithçka, përfshirë këtu edhe trupin e tyre, për të arritur në nivelin e duhur gjatë natës së parë të spektaklti që fillon më 15 tetor në Vizion Plus.