Mjafton një reklamë për të “shpëtuar” një komb të tërë. Një vit më parë në Danimarkë u publikua një reklamë, në të cilën u bëhej thirrje qytetarëve të bënin fëmijë. “Do It For Denmark” (bëjeni për Danimarkën) u bë me qëllim që të rritej mosha mesatare, pasi numri i foshnjave ishte shumë herë më i ulët se ai i pleqve. Surpriza është se vërtetë funksionoi. Një vit më pas, po regjistrohet një “boom” lindjesh. Më poshtë mund të shikoni videon e reklamës që ka bindur çiftet të bëjnë fëmijë.