Fituesit e “Big Brother 9”, i pari çift që u martua brenda lojës televizive, po shijojnë muajin e mjaltit. Danjel dhe Fotini ndodhen në një resort luksoz në Turqi e po shijojnë shumë njëri-tjetrin. Por dyshja nuk i harrojnë as fansat e shumtë. Herë pas here ata shfaqen në Instagram për të komunikuar “live” me ta. Ndër të tjera Danjeli dhe Fotinia zbuluan se një tjetër ceremoni e rëndësishme i pret. Ata do të bëjnë një tjetër dasmë, të madhe e të bukur. Të dy zbuluan se me 99% dasma do të bëhet në muajin nëntor. Ndërsa çiftin kthehen nga muaji i mjaltit në Tiranë, në datën 15 gusht. Ata premtuan se do të caktojnë një datë ku do të mbledhin të gjithë fansat për t’i njohur nga afër./ revistawho.com