Dashi – Muajin e kaluar, falë një eklipsi diellor stresues, ju është dashur të praktikoni durimin për të ruajtur qetësinë. Si shenjë e parë e zodiakut dhe si shenjë e zjarrit, pritja është e vështirë, por këtë muaj, ajo shpërblehet. Por, përpara se të arrijmë te ndryshimet e mirëseardhura që ndodhin në jetën tuaj të dashurisë këtë nëntor, rrethoni të martën, 8 nëntor, në kalendarin tuaj, pasi ajo sjell një hënë të plotë dhe eklips hënor. Ashtu si eklipset diellore, eklipset hënore mund të nënkuptojnë një kohë ndryshimi. Java e parë e nëntorit mund t’ju shohë duke pastruar dhe ri-dekoruar për stinët që ndryshojnë. Mirë është që në ditët e eklipsit të qëndrohet në shtëpi duke ngrënë ushqimet e preferuara, duke parë shfaqjet televizive me kafshët shtëpiake. Nga mesi i muajit, mendimet tuaja zgjerohen përtej shtëpisë tuaj dhe kthehen në udhëtime. Ndërkohë duhet të kujdeseni dhe për veten. Gjatë sezonit të Akrepit mund të keni ndjenja xhelozie, dhe një Dash xheloz është një Dash i frikshëm. Por në 22 nëntor, ju do riktheheni në brazdë dhe do mbani mend se sa të nxehtë jeni. Kjo është koha për të ndryshuar modelin tuaj të flokëve, pasi jeni duke shpërthyer me vetëbesim dhe energji krijuese. Kjo përkthehet në ndryshime të shëndetshme për më të mirë në jetën tuaj të dashurisë, veçanërisht rreth hënës së re që ndodh në 23 nëntor. Jeni gati t’i jepni fund një lidhjeje apo edhe të bëni një propozim për pushime, rrethoni këtë datë në kalendarin tuaj dhe prisni ndryshime në jetën tuaj të dashurisë. Kini kujdes nga e mërkura, 30 nëntor, kur planeti i dashurisë Venusi, kundërshton planetin tuaj sundues Mars. Pasioni juaj i Dashit është në kulmin e të gjitha kohërave dhe ju mund të ndiheni të shqetësuar dhe të mërzitur me botën. Në vend që t’ia jepni këtë energji një partneri ose miku, përpiquni ta kanalizoni këtë energji në një projekt pasioni ose thjesht lejoni vetes të pushoni.
Luani – Ndërsa tetori ju bëri të ndiheni të plogësht, emocionohuni sepse ky muaj nëntor sjell lajme emocionuese për dashurinë dhe jetën tuaj seksuale. Por, përpara se të mund të flasim për dashurinë dhe seksin kini parasysh se e marta, 8 nëntor, sjell një hënë të plotë dramatike dhe eklips hënor. Për shkak se si hënat e plota ashtu edhe eklipset hënore shoqërohen me dramë, sado të bukura të jenë, përpiquni të mos tregoheni arrogantë në fillim të nëntorit, Luanë. Nuk ka nevojë të bëni asgjë, vëmendja vjen natyrshëm tek ju. Kryeni punën tuaj, mbani kokën ulur dhe kujdesuni për veten për të luftuar çdo ankth të lidhur me eklipsin që ju del përpara. Kur ndikimi i eklipsit të mbarojë do jeni kërkues në lidhje me dashurinë dhe seksin. Të martën, më 15 nëntor, planeti romantik Venusi ndriçon pjesën tuaj të kënaqësisë. Javët e ardhshme do t’ju shohin t’i dorëzoheni anës suaj primare, qoftë me një partner apo lodër seksi, dhe më në fund duke eksploruar fantazitë e fshehta. Kjo mund të nënkuptojë të luani role me një partner ose të lexoni libra erotikë. Do ta keni më të lehtë të identifikoni dhe shprehni dëshirat tuaja, si për veten ashtu edhe për të tjerët. Në 23 nëntor, Jupiteri përfundon retrogradën e tij dhe pasi të identifikoni atë që dëshironi, nga një jetë beqare mund të shkoni te një propozim martese. Luani, si një shenjë zjarri e sunduar nga dielli, priret të marrë atë që dëshiron. Shijoni bekimet në dashuri që sjell Nëntori dhe shihemi muajin tjetër.
Shigjetari – Emocionohu sepse sezoni juaj fillon këtë muaj. Tetori solli Halloween, Marsin retrograd dhe një eklips, dhe ky muaj nëntor është po aq i ngarkuar, ndaj bëhuni gati të shkruani disa data. Eklipset janë padiskutim ngjarje të lezetshme dhe të bukura kozmike, por astrologëve u pëlqen t’u kujtojnë njerëzve se këto dukuri nuk janë vetëm dramatike në pamje, por mund të shkaktojnë emocione të vështira dhe madje të shkaktojnë grindje dhe përfundime të papritura. E marta, 8 nëntor, sjell një hënë të plotë dhe eklips hënor. Është koha t’i jepni përparësi pushimit dhe kujdesit për veten. Mënyra më e mirë për të shmangur çdo dramë eklipsi është të pushoni mjaftueshëm. Ju keni tendencë të jeni të suksesshëm në çdo gjë që keni në mendje, por ndonjëherë mund të dominoni bisedat dhe të lëndoni pa dashje ndjenjat. Konsideroni të përdorni gjysmën e parë të nëntorit për të qëndruar brenda, për të mbaruar punët, për të fjetur dhe për të pushuar. Si një bonus për këtë qasje, ju mund të shmangni zënkat e lidhura me eklipsin me miqtë dhe partnerin. Së shpejti vjen ditëlindja juaj prandaj mos mërzisni askënd të dashur për zemrën tuaj. Dhe duke folur për njerëzit e dashur, yjet janë rreshtuar për t’ju dhuruar ditëlindjen më romantike të mundshme. Pas 15 nëntorit jeta juaj e dashurisë do lulëzojë dhe komunikimi rreth romancës rrjedh lehtësisht.
REVISTAWHO/Nuk lejohet ribotimi pa lejen e redaksisë!







