Aktorja e njohur për rolin e komisares në serialin turk “Dashuri e pafund”, Gizem Karaca, bëri për vete të gjithë publikun me një video të pak javëve më parë ndërsa i kërkonte gjyshes së saj t’i thoshte disa fjalë shqip. Në morinë e shumë aktorëve të tjerë turq me origjinë shqiptare, edhe Gizem e ka thënë shpesh me kranari këtë fakt sa herë është përballur me pyetjet për origjinën e saj në mediat turke.

Prej kohësh, Gizem jeton një dashuri të lumtur me biznesmenin Kemal Ekmekçi. Madje, së fundi, kanë vendosur edhe datën e martesës. Aktorja ka postuar ftesën elegante në profilin e saj për të lajmëruar të gjithë miqtë për ditën e madhe.

Ftesa e thjeshtë e dekoruar me lule përmban vetëm të dhënat kryesore. Çifti kanë vendosur emrat dhe vendin ku kanë zgjedhur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre bashkë me orën kur do të mbahet ceremonia, shkruan “Class”. Resorti Nikki Beach në Bodrum, Turqi, do të jetë të shtunën e ardhshme i mbushur me shumë personazhe të njohur të kinematografisë, fushave të artit dhe të biznesit.










