Aktorja e talentuar 25-vjeçare Neslihan Atagul, pavarësisht moshës së re është shndërruar në një yll. Karriera e saj e nisur që 14 vjeçe, po shënon kulmin sidomos me rolin e Nihan tek “Dashuri e pafund”. Po si e shikon aktorja këtë rol, pse janë hequr skenat e puthjes nga filmi e si po shkon jeta e martesa e saj pas këtij suksesi:
“Nga roli i Nihan mësova të kem durim. Sepse kjo i duhej edhe Nihanit edhe Neslihanit. Mendoj se në fund të fundit je ti që i jep jetë personazhit, ndaj çdo personazh është pak si ti. Kjo është teknika ime. Nuk kam qenë dakord me skenat e puthjeve që në fillim të serialit. Mendoj se në televizion duhet të shfaqen gjëra që ndodhin në jetën tonë të përditshme. Jo gjëra që njerëzit do të mbyllin sytë për të mos i parë. Skena të tilla i vënë njerëzit në siklet. Martesa ime po shkon shkëlqyeshëm. Gjithçka është ashtu siç duhet. Ne përputhemi shumë mirë. Diskutojmë rreth çdo gjëje madje mund të flasim deri në mëngjes. E keni parasysh atë shprehjen shokë jete, ne jemi fiks ashtu. Nuk mendoj se martesa e vret dashurinë. Ciftet dashurohen pastaj martohen. Nëse dashuria do të vdiste nga martesa, pse njerëzit martohen akoma. Neve na ndodhi që pas martese të lidheshim edhe më shumë me njëri-tjetrin”./ revistawho.com







