Aktorja e njohur turke Hazal Filiz Kuçukkose po i jep fund martesës së saj 3-vjeçare me kolegun Tuan Tunali. “Hurriyet” raporton se çifti i aktorëve që u njohën në setin e xhirimeve të serialit “Ylli i Detit” në vitin 2009 po shkojnë drejt divorcit. Ata kanë fshirë të gjithë fotot e përbashkëta në median sociale dhe kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve. “Me bashkëshortin jam njohur në setin e xhirimeve në vitin 2009. Një ditë më mori në telefon dhe më tha se ishte përmbytur shtëpia. Lashë setin e xhirimit dhe vrapova për në shtëpi. Kur hap derën pashë qirinj dhe një tortë të mrekullueshme. ‘Pranon?’, më pyeti. ‘Çfarë’ i thashë. Nxori unazën dhe më pyeti: “martohesh me mua?’. Duke qarë i thashë ‘po’.” Kuçukkose njihet në Shqipëri për rolin e Zejnepit në serialin “Dashuri e pafund”./tvklan.al








