Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Dashuri, identitet, emigrim, “Amerikania” një trinom i fuqishëm për lexuesin!

07/10/2023
in Jetë
Reading Time: 5 mins read
A A
Dashuri, identitet, emigrim, “Amerikania” një trinom i fuqishëm për lexuesin!

Po prisni surprizën e radhës nga “Pegi”? Epo sapo erdhi. Titullohet “Amerikania”.





Libri me një fjali

Një histori e fuqishme dhe e dhembshme mbi imigracionin, identitetin dhe racën.


Informacion i përgjithshëm rreth librit

Të nisesh drejt një bote të re, duke braktisur jetën, familjen dhe dashurinë tënde është e vështirë, ndonëse ajo botë shtrihet para teje si tokë e premtuar. Për Ifemelun është e domosdoshme të ikë nga vendi i saj i varfër dhe asfiksues. E bukur e plot vetëbesim, ajo arrin të shkëlqejë në studimet universitare, por për herë të parë ndeshet me paragjykimet dhe racizmin amerikan. I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta. Megjithëse arrin të krijojë një jetë profesionalisht të suksesshme dhe të ketë një lidhje dashurie që s’ka të sharë, sërish brenda Ifemelut ngjallet pakënaqësia: ajo ndihet e huaj në jetën amerikane, nuk arrin të hedhë rrënjë dhe nuk gjen paqe. Vendos të kthehet në atdhe, por atdheu ka ndryshuar. E huaj në tokën e huaj dhe e huaj në vendin e saj, ajo tashmë është “Amerikane”.

Një histori e fuqishme dashurie, por edhe një histori e dhembshme mbi emigracionin dhe identitetin.

Kritika

Pjesërisht histori dashurie, pjesërisht kritikë shoqërore, ky është një nga librat më të mirë që do të lexoni. Personazhet e tij janë përvijuar me shumë hollësi. Kur subjekti bëhet shumë i njohur – rreziqet e emigracionit, vështirësitë e të qenit i huaj në një tokë të re – Adichie gërmon edhe më thellë, duke gjetur mënyrën për të na i dhënë këto probleme në këndvështrime të reja.

Los Angeles Times

Jashtëzakonisht i mprehtë dhe tepër empatik… një roman që na vë pa frikë përpara syve realitetet tronditëse të kohës që jetojmë. Një analizë e përkryer e përvojës universale

njerëzore.

The New York Times Book Review

Në dukje është një histori dashurie – historia e dy të dashuruarve qysh në fëmijëri, por që marrin rrugë të ndryshme kur rriten – por është edhe një analizë brilante e qëndrimeve moderne ndaj racës, që përfshin tre kontinente dhe prek problemet e identitetit, të humbjes dhe vetmisë.

The Guardian

“Amerikania” është një satirë shoqërore, e maskuar si komedi romantike. Ajo cyt dhe

shpotit, por me dashuri.

The Washington Post

Ambicioz dhe i shkruar në mënyrë të shkëlqyer, “Amerikania” trajton temat e racës, identitetit, marrëdhënieve të dashurisë, komunitetet, politikën, privilegjet, gjuhën, flokët, etnocentrizmin, imigracionin, intimitetin, tëhuajzimin, blogjet, librat dhe Barak Obamën. Mbulon tre kontinente, rrok dekada, hov hareshëm nga kapitulli në kapitull, në qytete të ndryshme dhe në jetë të tjera.

Mbi autoren

CHIMAMANDA NGOZI ADICHIE (Çimamanda Ngozi Adiçi) ka lindur në Abba, Nigeri, më 15 shtator 1977 dhe është rritur në qytetin universitar të Nsukka-s. Nisi të studionte për mjekësi në Nigeri dhe të merrej me hartimin e një gazete, pastaj, falë një burse studimi, shkoi në Amerikë për të studiuar për Komunikim dhe Shkenca Politike. Ajo njihet dhe konsiderohet gjerësisht si autorja feministe më me ndikim që nga viti 2010. Në 2015 ishte në listën e revistës Time si një ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Puna dhe vepra e saj kanë si bosht çështjet e racizmit dhe të feminizmit.

Vepra e saj është nderuar me çmime të shumta, qysh nga romani i parë Purple Hibiscus, botuar më 2003, që fitoi Orange Prize (Në Britaninë e Madhe) dhe Commonwealth Writers’ Prize.

Fragmente nga libri

1) Ata e kuptonin arratinë nga lufta dhe nga ajo lloj varfërie që i dërrmonte shpirtrat njerëzorë, por nuk e kuptonin nevojën për t’i shpëtuar letargjisë shtypëse të mungesës së zgjedhjes. Ata nuk e kuptonin dot pse njerëz si ai, që ishin rritur pa u munguar as buka, as uji, prapë ishin të zhytur në pakënaqësi, të mësuar qysh në lindje t’i hidhnin sytë gjetkë, përjetësisht të bindur se jeta e vërtetë ndodhte pikërisht atje, gjetkë, madje ishin të vendosur të bënin gjëra të rrezikshme, të paligjshme, vetëm për të ikur, ndonëse asnjëri prej tyre nuk po vdiste urie, nuk ishte dhunuar dhe nuk po nuk largohej nga ndonjë fshat i djegur; thjesht ishin të etur për mundësi zgjedhjeje dhe siguri.

2) Më vonë, tha: – Duhet të heq gërshetat dhe të shtrij flokët për intervistat. Kemi më tha që të mos shkoj me gërsheta në intervistë. Po pate gërsheta, ata kujtojnë se nuk je profesioniste.

– Pse, nuk ka mjekë me flokë të thurur në Amerikë? – e pyeti Ifemelu.

– Siç ma thanë, ta thashë. Jemi në vend të huaj. Duhet bërë ajo që duhet, po deshe t’ia dalësh mbanë.

3) Të dashur zezakë joamerikanë, kur zgjidhni të vini në Amerikë, bëheni zezakë. Mjaft kundërshtuat. Mjaft thatë jam xhamajkan apo ganez. Amerikës nuk i bëhet vonë. Punë e madhe se nuk ishit “zezakë” në vendin tuaj! Tani jeni në Amerikë. Të gjithë kemi çastet tona të anëtarësimit në Shoqatën e ish-Negërve.

4) Hebreu nuk e dinte për çfarë bëhej fjalë, por “olimpiada e tiranisë” është shprehja që përdorin amerikanët e zgjuar liberalë që të të bëjnë të ndihesh budalla dhe ta mbyllësh gojën. Por, në të vërtetë, ekziston një olimpiadë e tiranisë. Pakicat racore amerikane – zezakët, hispanikët, aziatikët dhe hebrenjtë – të gjithë hanë mut nga të bardhët, lloje të ndryshme muti, por prapë mut ngelet. Secili beson në fshehtësi se ha mutin më të ndyrë. Dhe jo, nuk ka ndonjë Ligë të Bashkuar të të Shtypurve. Megjithatë, të gjithë mendojnë se janë më të mirë se zezakët, pasi, sigurisht, nuk janë të zinj.

5) Kur vjen puna për t’u veshur mirë, kultura amerikane është aq e vetëkënaqur, saqë jo vetëm e nënvleftëson idenë e paraqitjes së mirë, por e ka kthyer këtë nënvleftësim në virtyt. Jemi shumë superiorë/të zënë/modernë/përparimtarë për ta vrarë mendjen se si u dukemi të tjerëve, ndaj mund të veshim pizhame në shkollë dhe brendshme në qendër tregtare.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Sarah Berisha sapo ju dha një ide çfarë dhurate t’i bëni të dashurit!

Sarah Berisha sapo ju dha një ide çfarë dhurate t’i bëni të dashurit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera