Dashi
Do kaloni një ditë të vështirë sot në jetën tuaj ne çift dhe nuk do jeni aspak në humor. Mundohuni te mos mbani asgjë përbrenda dhe t’i thoni partnerit çdo gjë qe mendoni. Beqaret nuk do fillojnë menjëherë një histori dashurie, por sot do hidhen hapat e para drejt saj. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Përkundrazi do bëni edhe disa investime.
Demi
Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo për te dashuruarit. Partneri do iu përgatisë edhe surpriza te shumta të cilat do iu bëjnë te ndiheni si ne ëndërr. Beqarët nuk duhet te bëjnë asgjë me ngulm, por t’ia lënë çdo gjë kohës. Do jete me mire edhe për ta. Situata financiare do jenë përgjithësisht e qëndrueshme. Sakrificat qe keni bere kohet e fundit do fillojnë te japin frytet e veta.
Binjakët
Do jeni shumë të sinqertë me personin që keni në krah sot dhe do e zgjidhni së bashku çdo mosmarrëveshje që do iu dalë. Nuk do i mbani as mëri njeri-tjetrit. Planetët do jenë të favorshëm edhe për ata qe janë vetëm. Takimet do jenë të shumta dhe do iu ngelet atyre të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në planin financiar do ketë të papritura jo fort te këndshme. Kujdes!
Gaforrja
Në përgjithësi marrëdhënia në çift do jetë e mirë gjatë kësaj dite. Nuk do i vini re disa të meta te vogla të partnerit dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Nëse jeni beqar, me shumë gjase do takoni personin që keni ëndërruar prej kohësh. Jeta juaj do marrë një tjetër kuptim. Edhe sektori i financave do jetë i privilegjuar. Për disa do ketë përmirësime te mëdha.
Luani
Jeta juaj në çift do ndikohet pozitivisht nga planetët gjatë kësaj dite. Nuk do mbani mëri të kota me partnerin, por të dy së bashku do filloni të bëni plane për një të ardhme së bashku. Beqarët nuk duhet të nxitohen sapo të kenë një takim, por duhet të marrin kohën e duhur për të reflektuar. Financat mund të kenë probleme serioze nëse nuk tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.
Virgjeresha
Dite e kënaqshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni mirë në krahët e atij qe dashuroni dhe nuk do dëshironi që dita të ketë një fund. Beqarët do kenë njohje te reja, por ata persona nuk do iu përshtaten aq shumë sa për të krijuar një lidhje. Në planin financiar do kryeni transaksione afatgjata dhe do e përmirësoni jashtë masë situatën.
Peshorja
Të dashuruarit nuk do kenë një nga ditët më të mira. Të përqendruar tërësisht pas punës ata do e lënë paksa pas dore personin që kanë në krah. Sharmi i beqarëve do i hipnotizojë të gjithë sot. Do keni mundësi te zgjidhni cilin person të doni për të filluar një lidhje me të. Financat do jenë të paqëndrueshme sepse do kryeni shpenzime të mëdha për objekte luksi.
Akrepi
Ditë e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Shfrytëzojeni deri në fund sepse rrallë përsëriten momente të tilla. Beqarët do kenë disa takime interesante, por nuk do jenë shumë të vendosur për zgjedhjen që duhet të bëjnë. Në planin financiar nuk do ketë përmirësime të mëdha, por situata nuk do jete as shumë e keqe.
Shigjetari
Kjo e sotmja do jetë ditë vendimtare për të dashuruarit. Gjithçka do marrë një drejtim tjetër edhe më të bukur. Nuk do keni me nevoje të fshiheni, por do e jetoni jetën tuaj ashtu si e dëshironi. Edhe për beqarët perspektivat janë goxha të mira. Përfitoni nga të gjitha mundësitë që do iu jepen për takime. Te ardhurat do kenë përmirësime të ndjeshme. Më në fund!
Bricjapi
Ditë plot re kjo e sotmja për të dashuruarit. Situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe nuk do dini çfarë të bëni. Mos flisni me asnjë tjetër për këtë situatë perverse me personin që keni në krah. Në këtë kohë që jetojmë nuk mund t’iu besohet shumë personave. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë. Për financat do kujdeseni më tepër. Situata do jetë goxha e favorshme edhe për investime.
Ujori
Nëse nuk i jepni rëndësinë e duhur jetës suaj ne çift sot do keni probleme në vijim. Mos e lini pas dore partnerin tashmë që ai ka më shumë nevojë për ju. Beqarët duhet të pranojnë ftesat, por jo të nisin menjëherë lidhje serioze. Njihuni njëherë me ata persona. Ndikimi i yjeve në planin financiar do jete mjaft i favorshëm. Kryeni investimet që keni menduar.
Peshqit
Do tregoheni më të dashur dhe më tolerantë me atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Beqarët duhet te reflektojnë me kujdes para se të hedhin çdo lloj hapi. Nuk duhet te filloni një lidhje qe me pas te vuani. Ne planin financiar priten disa vështirësi. Tregohuni shume te matur me çdo shpenzim qe do kryeni.