Nëse dikur martesat midis të njëjtës gjini ishin një tabu, kjo nuk ndodh më. E themi këtë sepse bodybuilder-i gjerman Patrick Huber ka zgjedhur Venecian për t’i propozuar për martesë të fejuarit të tij, ish-zhytësit suedez Johan Jimmy Sjodin.
Fotografitë nga momenti i propozimit ata i kanë postuar në profilet e tyre në Facebook.
Janë njohur me njëri-tjetrin në Facebook dhe kanë filluar të njihen 17 muaj më parë dhe pas pushimeve në Venecia do të shkojnë në Munich, ku dhe kanë zgjedhur të jetojnë./joq