Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dashuria e nënës zbut çdo zemër, reperët shqiptarë që i kanë dedikuar këngë gruas më të shtrenjtë në jetë

21/12/2018
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Dashuria e nënës zbut çdo zemër, reperët shqiptarë që i kanë dedikuar këngë gruas më të shtrenjtë në jetë

Thuhet se dashuria e nënës është e vetmja në botë që dhurohet pa kushte. Janë ndër të paktët njerëz që ndodhen pranë nesh në momentet më të vështira, ndoshta edhe kur gjithë bota na kthen krahët. Ndonjëherë është paksa e vështirë të shkruash për personin më të afërt, por përpara dashurisë së nënës çdo zemër zbutet. I tillë është edhe rasti i reperëve shqiptarë, që pavarësisht se cilësohen si “djemtë e këqinj”, kur vjen puna tek nëna gjithçka ndryshon.





Këngët e Gold Ag mbartin gjithmonë një mesazh të fuqishëm, por ndoshta një nga më të rëndësishmet në karrierën e tij duhet të jetë ajo për nënën. Në vitin 2016-të reperi publikoi këngën “Dashuria e nanës”, në bashkëpunim me artisten e njohur Shyhrete Behluli. Një himn i vërtetë për zemrën e madhe të një nëne, që arrin të falë çdo gabim dhe është gati të japë dhe jetën për fëmijën.

Noizy arriti të shkrinte zemrat e të gjithë me këngën kushtuar nënës së tij, “Mbretëresha ime”. “Janë kohët e vështira në jetë që na bëjnë të mësojmë/ Janë ato që na duan të mirën nuk na lënë të gabojmë/Je vetëm ti që e di se sa shumë të dua/Dhe kur ndodhem larg teje zemra jote më ndjen mua, mama”, – thotë Noizy në refrenin e këngës së tij dhe me siguri asnjëri prej nesh nuk do të mund të ndryshonte qoftë edhe një fjalë.


Stresi e ka pranuar se “Të du mom” është kënga më e rëndësishme në karrierën e tij artistike dhe duhet thënë ndoshta një nga më të bukurat. Në gjithë tekstin e tij duket se çdo fjalë ka dalë prej shpirtit dhe kështu reperi ka provuar se edhe një “bad boy for life” ndryshon plotësisht përpara figurës më të shtrenjtë në jetë.

Pak ditë para se të bëhej vetë baba, reperi Mozzik publikoi këngën “Nana”. Të gjithë thonë se kur bëhesh vetë prind, arrin të kuptosh sakrificat e nënës dhe babait. Në këngën e tij reperi ka treguar historinë e jetës dhe të gjithë suksesin nuk harron t’ja dedikojë vetëm nënës së tij. /revistawho.com

Tags: dashuria e nenesGold AgmozziknenaNoizyreperet shqiptarestresi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Moderatori shqiptar baba për herë të parë: Çfarë emocionesh e gëzime të papërshkrueshme…

Moderatori shqiptar baba për herë të parë: Çfarë emocionesh e gëzime të papërshkrueshme...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera