Dita e sotme për moderatoren e njohur Bora Zemani është tepër e veçantë, pasi babai i saj feston ditëlindjen. Ajo ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë tepër speciale, duke publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shfaqen babë e bijë. Bora e ka shoqëruar me një dedikim të shkurtër dhe tepër prekës njëkohësisht: “Dashuria e parë! Edhe 100 vite të lumtura shpirti im. Të duam pafund!”.
Kujtojmë që moderatorja ndonëse është shumë e rezervuar për jetën e saj private, ajo nuk ka nguruar asnjëherë të flasë për familjarët e saj./revistawho.com