E mbani mend qenin e racës chow-chow të Adrian Gaxhës? Epo këngëtari ka gjetur një dashuri të re dhe ajo është një arushë e vogël. Në fotot e postuara në Instagram, Adriani duket shumë i dhënë pas saj. “Bebi im i ri”, -shkruan këngëtari. Pak guxojnë të mbajnë një arushë pasi ato nuk njihen si kafshë shtëpiake, por kur vjen puna tek kafshët Adriani ka treguar gjithmonë se i do shumë. Ne jemi kuriozë si do t’ja ketë vendosur emrin dashurisë së re!/revistawho.com