Fjolla Morina ka ndezur rrjetin me një postim që s’kishte si të kalonte pa u vënë re. Pas shumë kohësh duke ruajtur privatësinë e jetës së saj romantike, këngëtarja bëri publike portretin e partnerit.
Në dy foto të ëmbla në Instagram, Fjolla shfaqet e lumtur dhe e përqafuar, duke dhënë një pasqyrë të shkurtër në romancën e saj të re që duket më e fortë se kurrë, edhe pse emri dhe detajet për mashkullin misterioz mbeten sekret.









