Thashethemet kanë marrë formë, dhe këtë herë nuk janë thjesht zëra. Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton janë parë së bashku në një hotel luksoz, duke ndezur menjëherë spekulimet për një romancë të re me jehonë globale.
Shumë e kanë komentuar si një “date” në stilin luksoz! Pas mbërritjes së sipërmarrëses amerikane nga Los Angeles me avionin e saj privat prej 100 milionë paundësh, dyshja ka shijuar një fundjavë të qetë dhe diskrete në zonën Cotswolds të të Mbretërisë së Bashkuar, raporton “Manchester Evening News”.
Diskrecioni ishte prioritet: hyrje anësore, masa të shtuara sigurie dhe një automjet i dytë për tetë valixhet e saj. Detaje që vetëm sa e ushqejnë më tej narrativën romantike. Megjithatë, bagazhi rozë i personalizuar me emrin e Kim u kthye në detajin që konfirmoi praninë e saj në hotelin me dhoma që i kushtojnë mbi 1 minë paund nata.
Edhe pse as Kim dhe as Lewis nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare, heshtja e tyre ka folur po aq fort sa titujt. Të dy kanë vite që qarkullojnë në të njëjtat rrethe elitare, por kurrë më parë nuk ishin parë kaq afër dhe kaq qartë në të njëjtin itinerar. Takimi vjen në një moment interesant për të dy. Kim, ikona globale e stilit dhe biznesit, në një fazë të re personale, ndërsa Hamilton, legjenda e Formula 1, i njohur për jetën e tij private të ruajtur me kujdes.
A është ky fillimi i një romance që mund të kthehet në çiftin më të përfolur të vitit? Për momentin, “love is in the air” mbetet pyetja që tundon showbizin ndërkombëtar dhe publiku pret lëvizjen e radhës.








