Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po jetojnë historinë e dashurinë që nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Sot, pas 11 muajsh nga njohja e tyre, kanë ndryshuar shumë gjëra. Ata do të bëhen prindër për herë të parë dhe së shpejti do të martohen.
Pak ditë më parë, në “baby shower-in” e bebes, Einxheli mori propozimin për martesë nga Dagzi. Sot, në 11-mujorin e lidhjes, Einxheli ka ndarë me ndjekësit disa foto nga dita e propozimit.
“Dashuria nuk ka nevojë për kohë….thjesht ndodh dhe dëshiron të jetë për gjithë jetën!!! Kështu ajo i tha “PO” një jetë plot dashuri dhe lumturi . #11 muaj ”, shkruan Einxheli.