Djali i David dhe Victoria Beckham, Cruz Beckham ka deklaruar publikisht dashurinë për partneren e tij këngëtaren Jackie Apostel.
Cruz Beckham, 19 vjeç u shfaq në rrjete sociale për të bërë të njohura ndjenjat e tij ndaj të dashurës së tij të re, Jackie Apostel në ditëlindjen e saj të 29-të të premten.
Në një postim në Instagram për të shënuar këtë rast, Cruz tregoi Jackie-n të ulur para një torte të madhe, duke pritur për të fikur qirinjtë. Ai shkroi: “Gëzuar ditëlindjen! Të dua”.
Jackie gjithashtu postoi në Instagramin e saj duke ndarë një selfie në pasqyrë me të dashurin e saj së bashku me disa emoji puthjesh.