Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka ndarë një moment të veçantë nga jeta e tij personale, duke treguar se po e kalon Ditën e të Dashuruarve në një mënyrë të veçantë.
Në prag të Shën Valentinit, artisti publikoi një foto nga një restorant, duke lënë të kuptohet se është duke festuar me partneren e tij të re. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përshkrimi i tij, i cili tingëlloi si një mesazh me dy kuptime:
“Dita e parë e Shën Valentinit, gëzuar edhe ex-ave të mi.”
Ky postim ka ngritur dyshime te fansat e tij, të cilët spekulojnë se mund të jetë një referencë për ish-partneren e tij, Afrona Dikën. Edhe pse Blero nuk ka zbuluar identitetin e vajzës që e shoqëron, komentet në rrjetet sociale janë të mbushura me teori dhe spekulime rreth jetës së tij sentimentale.