Momentet me prindërit janë ato më të vyerat për këdo, njëjtë edhe për Alketën.
Moderatorja ka publikuar një foto me të atin, ndonëse kohën e kaluar me të zgjedh ta shijojë shumicën e kohës për vete dhe të mos e ndajë në rrjetet sociale.
“Babi❤️
Ky eshte babi im qe ne cdo vit qe kalon behet nje vit me pak, jo nje vit me shume!
Nuk ka dashuri me speciale se ajo e babait dhe vajzes. Të dua sa miliarda yje qe nuk numerohen dot!”, ka shkruar moderatorja krah fotos ku duket edhe ngjashmëria e madhe me të.
Alketa ka treguar se ka një lidhje të fortë me babin e kësaj here s’e mendoi dy herë t’i tregojë sa e do./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CcYM2EuKljX/?igshid=YmMyMTA2M2Y=