Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

Dasma simbolike mes Gimbos dhe Selin ishte një moment që për shumëkënd brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP u përjetua si diçka shumë më reale. Momenti ka ndezur rrjetet dhe komentet e publikut. Tani, për herë të parë, reagimi ka ardhur edhe nga familja e dhëndrit, përmes motrës së tij, Ajetës.





 

E ftuar në emisionin “Goca & Gra”, ajo foli me tone të ngrohta për çiftin dhe emocionet që ka sjellë ceremonia brenda shtëpisë së BBV, duke lënë të kuptohet se për familjen e tyre kjo histori mund të jetë më shumë se një moment televiziv.


“Nusja na duket yll, nuk besoj se ka pasur një dasëm më të bukur se ajo që keni parë në BBV mbrëmë. Shumë të lumtur prindërit, është dasëm e BBV, traditë, nuk është se e morëm prej vërteti, atë do e bëjmë jashtë. Ata dukeshin shumë mirë, çift i bukur”, u shpreh ajo, duke nënvizuar atmosferën festive që shoqëroi ceremoninë.

 

Por përtej spektaklit, Ajeta la të kuptohet se familja e Gimbos e sheh me respekt edhe anën kulturore dhe tradicionale të këtij bashkimi.

“Mbrëmë e ka dëshmuar që Selin mund të jetë një nuse e Kosovës, me traditat tona. Nusja duhet të jetë ashtu me veshje kombëtare dhe muzikën kombëtare”, tha ajo, duke shtuar se kontaktet mes familjeve ende nuk kanë nisur zyrtarisht, por pritet të ndodhin pasi dy banorët të dalin nga shtëpia.

 

Në fund, motra e Gimbos la edhe një mesazh mbështetjeje për çiftin, duke pranuar se fillimisht familja e kishte parë lidhjen si pjesë të lojës.

“Unë si motër e Gëzimit (Gimbos), duke e njohur dhe parë, shoh lumturinë dhe gëzimin, edhe të Selin, mendoj që dasma do të zgjasë edhe jashtë. Tani besoj edhe se Selin ka të njëjtat ndjenja, në fillim nuk kishim këtë mendim, por tashmë dallohet interesi i saj. Ne gjithmonë e mbështesim”. Një deklaratë që e zhvendos historinë nga spektakli televiziv drejt një pyetjeje: si do të vazhdojë kjo dashuri kur loja të bëhet akoma më e fortë?

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
Arsyeja e pazakontë pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me ngjyrë të zezë!

1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera