Futbollisti i njohur, Lionel Messi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me Antonela Roccuzzon, nënën e fëmijëve të tij. Dasma ka marrë vëmendje nga e gjithë bota dhe kishte të ftuar 150 gazetarë, por nuk u lejuan të qëndronin gjatë gjithë mbrëmjes. Ceremonia u zhvillua në një kasino në Rosario të Argjentinës dhe kishte 260 të ftuar e në mesin e tyre dhe shumë futbollistë të njohur si Pique me Shakirën, e cila këndoi për kënaqësinë e të gjithëve. Një detaj që po komentohet shumë ka qenë fakti se gratë e ftuara duhet të merrnin 3 fustane që të mos kishin konflite nëse rastisnin me veshje të njëjta.









