Një çift që ka dominuar titujt, tapetet e kuqe dhe rrjetet sociale prej muajsh, tashmë po hyn në një fazë tjetër, më serioze, më të pjekur dhe dukshëm më të menduar. Timothée Chalamet ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë hapur për planet e së ardhmes me Kylie Jenner, duke ndezur menjëherë spekulimet për martesë.
I pyetur për martesën në një intervistë së fundmi, Chalamet zgjodhi tonin e reflektimit dhe jo të premtimeve. “Wow, that’s so personal, that’s so personal” u përgjigj ai duke lënë të kuptohet se lidhja e tij me Kylie Jenner është më shumë për thellësi sesa për tituj të shpejtë.
Sipas raportimeve të Page Six, aktori i nominuar për Oscar ka lënë të kuptohet se lidhja me Kylie nuk është thjesht një romancë e momentit. Burime pranë çiftit theksojnë se marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më e qëndrueshme, ndërsa ideja e martesës nuk përjashtohet më si një “hipotezë e largët”.
Nga paraqitjet elegante në mbrëmje ekskluzive, te momentet intime të kapura nga paparazzët, dyshja është parë këto kohë më e afërt se kurrë. Kimia mes tyre duket e padiskutueshme, ndërsa gjuha e trupit flet për një lidhje që ka kaluar fazën e flirtit.
Edhe pse Chalamet mbetet i rezervuar dhe nuk jep afate konkrete, burimet sugjerojnë se ai po e sheh të ardhmen me seriozitet dhe përgjegjësi, ndërsa Kylie, një nga figurat më të fuqishme të showbiz-it global, thuhet se është në një fazë reflektimi dhe stabiliteti personal.
Martesë në horizont apo thjesht një kapitull i ri i një romance të fortë? Gjithçka mbetet për t’u parë por e sigurt është se Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner nuk janë më thjesht çifti më i përfolur i momentit. Janë një histori që po shkruhet me hapa të menduar, nën dritën e projektorëve botërorë.








