Sarah Berisha ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, teksa pyetja për lidhjen e saj me DJPM nuk ka munguar. A do të kemi dasmë së shpejti? Mesa duket në planet e çiftit është fillimisht një fëmijë.
Kur do të vijë dasma me DJ PM?
Nuk e di. Është ndër pyetjet që më bëhet më shumë, kjo dhe për shtatzëninë. Nuk kemi akoma një dasmë në horizont. Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma.
A ka moshë ideale për fëmijë?
“Nuk ka një moshë ideale. Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë?’ Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë…”