Victoria Beckham ka zgjedhur një mënyrë të ndjerë për të uruar bashkëshortin e saj, David Beckham, në ditëlindjen e tij të 50-të. Ajo publikoi në Instagram një video emocionuese që sjell në fokus momentet më të bukura nga jeta e tyre bashkëshortore dhe familjare.
“Je gjithçka që kam ëndërruar dhe më shumë”, shkruan Victoria në postim, duke shoqëruar montazhin që e portretizon Davidin si një baba i përkushtuar, bashkëshort romantik dhe një ikonë të futbollit – përfshirë edhe një sekuencë ku ai shfaqet si superheroi i “The Incredibles”.
Pamjet nga dokumentari i njohur “BECKHAM” janë pjesë e këtij videoje, ku çifti shihet duke kërcyer me këngën e tyre të dashur “Islands In The Stream”, duke luajtur me fëmijët apo duke kaluar çaste zbavitëse familjare me Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.
Festa për ditëlindjen u zhvillua me shumë stil në shtëpinë e tyre në Cotswolds, ku të ftuarit ishin veshur në “black-tie”, shijuan kokteje dhe përjetuan një zhytje nate në liqenin privat të rezidencës. Edhe djemtë e çiftit, Romeo dhe Cruz, ndanë urimet e tyre të sinqerta në rrjete sociale, duke e përshkruar Davidin si “modelin më të madh në jetë”.








