David Beckham ka nisur një betejë ligjore me aktorin e famshëm të Hollivudit Mark Wahlberg për shkak të një marrëveshjeje të dështuar në lidhje me promovimin e markës së fitnesit të “Wahlberg”.
Ai pretendon se humbi më shumë se 9.8 milionë euro kur stoqet që iu premtuan u mbajtën deri në rënien e çmimeve të aksioneve.
Nga ana tjetër, Wahlberg pretendon se akuzat për “mashtrim” janë të pabaza dhe i kanë kërkuar një gjyqtari të hedhë poshtë padinë.








