Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Debutimi i parë në muzikë, kush është Mal Retkoceri, artisti që fitoi Festivalin e 62-të të Këngës?!

23/12/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Debutimi i parë në muzikë, kush është Mal Retkoceri, artisti që fitoi Festivalin e 62-të të Këngës?!

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka përfunduar më 22 dhjetor.





22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, për të interpretuar këngët e tyre konkurruese, shoqëruar nga orkestra  e RTSh-së.

Fitues i këtij edicioni i shpall këngëtari i ri nga Kosova, Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.


Kjo është pjesëmarrja e parë e Malit në këtë festival, por edhe debutimi i tij i parë në muzikë.

Kënga është një kompozim i tij.

Mal Retkoceri i cili është arkitekt me profesion, teksa është i njohur si djali i këngëtares së njohur Violetë Kukaj. Në fjalën e tij pas fitores, ai u shpreh i emocionuar dhe falënderues.

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, ka thënë ai.

  • -Me Çmim të dytë në Fest’62 u vlerësua këngëtari Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”.
  • -Fitues për Çmimin e Kritikës është Martina Serreqi me këngën “Vetëm ty”.
  • – Fitues si Debutuesi  më i mirë është Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.
  • -Me Çmimin e  tretë të Festivalit të Këngës u vlerësua këngëtari Shpat Deda me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

Anëtarët e tjerë të jurisë ishin: këngëtarët Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Fitnete Tuda, Indrit Mesiti, shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare, poetja Nasha Lako, Victor Van Vought (producent muzikor), Zana Shuteriqi (muzikologoe, pedagoge),pianistja Anila Aliu dhe Shkumbin Ahmetxheka (drejtor i RTK).

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Në mes të skandaleve, Chiara Ferragni e paska kopjuar videon ku kërkoi faljen publike?!

Në mes të skandaleve, Chiara Ferragni e paska kopjuar videon ku kërkoi faljen publike?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera