Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Dedikim për partnerin/en, këta janë artistët që i kënduan dashurisë dhe e pranuan publikisht

23/03/2018
in Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Dedikim për partnerin/en, këta janë artistët që i kënduan dashurisë dhe e pranuan publikisht

Me siguri shumë nga ju kanë gjetur veten brenda një kënge, të tjerë e kanë kthyer atë në simbol të dashurisë që kanë për njeriun e zemrës. Janë kolonat zanore të dashurisë. Kanë nisur nga ndjenja dhe kanë dhuruar emocione të forta. Këta janë këngëtarët/et që kanë gjetur fjalët dhe melodinë e duhur për t’ia dedikuar dashurisë së tyre.





Alban Ramosaj

Një nga këngët më të suksesshme të këngëtarit simpatik është ‘Aurora’. Me këtë këngë ai zgjodhi të prezantohej në ‘Kënga Magjike 2016’. Në intervistat e dhëna, Albani na zbuloi se kjo këngë ishte dedikim për një person shumë të dashur për të.


Rezultate imazhesh për alban ramosaj aurora

Fifi

Fifi, këngëtarja kosovare me zë shumë potent, ka publikuar së fundmi dy klipe në të njëjtën ditë. ‘Nanush 1’ dhe ‘Nanush 2’ janë quajtur këngët të cilat kanë marrë miliona klikime. Në intervistat e fundit, Filloreta ka pranuar se këngët janë dedikim për dikë që dashuron, por nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër mbi personin në fjalë.

Rezultate imazhesh për fifi nanush

Nora Istrefi

E bukur dhe shumë e suksesshme, Nora Istrefi i ka dedikuar një nga projektet më të bukura bashkëshortit të saj Robert Berisha. ‘Baby jem’ quhet kënga e cila u publikua në 2014. Çifti është edhe në rolin e protagonistëve të klipit.

Rezultate imazhesh për nora dhe roberti

Alban Skënderaj

Për Alban Skënderajn nuk kemi çfarë themi. Suksesi i tij flet vetë, por kur vjen puna te dashuria ai mban vendin e parë për dedikimet që i ka bërë bashkëshortes së tij, Miriam Cani. Një ndër to është kënga ‘Engjëll’, në të cilën ata janë protagonistë të klipit.

Rezultate imazhesh për albani dhe miriam

Xhensila Myrtezaj

Më e dashura dhe më e ëmbla këngëtare, Xhensila Myrtezaj, vitin e kaluar i vuri vulën lidhjes së saj shumëvjeçare me Bes Kallakun. Si surprizë në dasmë ajo i dedikoi një këngë bashkëshortit të saj. ‘Çelësi i zemrës’ u quajt kënga që menjëherë u kthye në sukses. Kujtojmë se Xhensila i ka dedikuar edhe këngë të tjera Besit, ndër to këngën ‘Engjëlli im’.

Rezultate imazhesh për bes kallaku

Bes Kallaku

Bes Kallaku është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun, por ka eksperimentuar jo rrallë edhe në muzikë. Mund të konsiderohet si projekti më i veçantë muzikor i tij kënga, ‘Skifterja e zemrës’, një bashkëpunim me Klajdi Harunin. Këtë këngë ai ja dedikoi bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj në ditën e dasmës.

Imazh i ngjashëm

Getoar Selimi

Getoar Selimi është reperi më i njohur dhe i suksesshëm i momentin. Si rrallë herë ai ka zgjedhur t’i dedikoj një këngë Marina Vjollcës, në atë kohë e dashura e tij. Kënga quhet ‘Ajo’ dhe është publikuar në 2016, si bashkëpunim me Majk. Kujtojmë se çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre vitin e kaluar në një ceremoni madhështore.

Rezultate imazhesh për getoar selimi

Aurela Gaçe

Nuk mund t’i mungonte kësaj liste, Aurela Gaçe, padyshim një nga këngëtaret më të mira ndër vite. Dashurinë që ka për bashkëshortin e saj Skerdin ajo zgjodhi ta shprehë me një këngë në vitin 2013 dhe e quajti ‘Shpirti i shpirtit tim’./revistawho.com

Rezultate imazhesh për aurela gace dhe burri

Tags: Alban Ramosajalban skenderajaurela gaceBes Kallakufifigetoar selimiNora Istrefixhensila myrtezaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Next Post
Ja ka thënë dhe horoskopi, Julian Dedës për disa muaj nuk i flitet me gojë

Ja ka thënë dhe horoskopi, Julian Dedës për disa muaj nuk i flitet me gojë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera